Ilustrim

114 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  114 pacientë në tërë Kosovën.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është ka arritur 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv dhe 172 raste me COVID-19.