1123 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Që nga paraqitja e rasteve të para me virusin corona në vend, Qeveria e Kosovës ka aplikuar masa të ndryshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ekzekutivi fillimisht kishte marrë vendim për mbylljen e institucioneve shkollore, pezullimin e përkohshëm të fluturimeve e mbylljen e bizneseve. Për të vazhduar me kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve fillimisht si orë policore e me pas me numrin e parafundit personal.

Për të gjitha këto ishin paralajmëruar edhe masa ndëshkuese në rast të mosrespektimit të tyre.

Lamir Thaçi nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha për KALLXO.com se deri më tani janë shqiptuar rreth 1123 gjoba për mos respektim të masave parandaluese ndaj COVID-19, nga kto 123 për biznese.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinares përmes Inspektoratit Sanitar, ka mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe akteve tjera nënligjore dhe vendimeve të nxjerra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes se COVID-19. Ndaj të gjithë shkelësve të ligjeve dhe masave të caktuara nga qeveria janë shqiptuar masat ndëshkimore, vendime për izolim dhe urdhëresa për dezinfektim, ku gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar masa administrative, 1000 për shkelje nga personat fizikë dhe 123 shkelje të personit juridik”, tha Thaçi.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe janë lëshuar 1043 vendime për izolim të personave të diagnostifukuar me coronavirus dhe 530 urdhëresa për dezifketimin e subjektve dhe insitucioneve.