INTERPOL

111 shqiptarë kërkohen nga INTERPOL-i

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL) po kërkon gjithsej 7,187 persona.

Prej tyre, 707 gra kërkohen nga INTERPOL dhe 6,475 burra. Disa nga personat të cilët kërkohen nga INTERPOL nuk kanë të dhëna të detajuara se nga cilat vende janë.

Nga gjithë këta persona të kërkuar nga INTERPOL në mesin e tyre janë edhe 111 shqiptarë të cilët figurojnë në ueb-faqen e INTERPOL se janë nga Shqipëria.

Personat shqiptar të kërkuar nga INTERPOL janë nga mosha 27 vjeç deri në moshën 74.

Personat të cilët janë të kërkuar nga INTERPOL janë me njoftime të kuqe.

Njoftimet e kuqe lëshohen nga ana e INTERPOL për të arratisurit apo për të kërkuarit që kanë kryer ndonjë vepër penale. Të njëjtit pasi arrestohen dërgohen në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i Kuq sipas INTERPOL-it është kërkesë e zbatimit të arrestimit të personit i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtarisht.

Në Organizatën Ndërkombetare të Policisë Kriminale janë të përfshira gjithsej 194 shtete, ku INTERPOL ndihmon policitë e këtyre shteteve për të arrestuar të kërkuarit e tyre.

Të kërkuarit e tjerë nga INTERPOL janë nga Argjentina, Rusia, El Salvador, Pakistani, Peru, Kina, Bolivia, Kanada, Uruguai, Franca, Bosnja dhe Hercegovina, Paraguaj, Panama, Kolumbia, Polanda, Azerbajxhani e shumë vende të tjera.

ueb-faqen e INTERPOL vëerehet se më së shumti persona të cilët janë në kërkim janë nga Rusia e Argjentina.