Foto: KALLXO.com

11 të arrestuarit në rastin e subvencioneve dalin para gjykatës

Në Gjykatën e Prishtinës po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 11 të arrestuarve të mërkurën, të dyshuar për keqpërdorime me subvencione.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 qershor kanë organizuar një operacion policor.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pas hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë organizuar një operacion policor ku janë arrestuar dhe ndaluar 11 persona të dyshuar.

Ky operacion policor ka ndodhur në disa komuna të Kosovës, si Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj.

Nga këta 11 të dyshuarit, 3 prej tyre janë persona zyrtar ndërsa 8 të tjerët janë përfitues  subvencionesh që dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas njoftimit të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, mashtrim me subvencione, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Tashmë, 11 të dyshuarit janë dërguar në mbajte deri në 48 orë.

KALLXO.com ka raporuar se Liridon Fandaj, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Suharekës është njëri nga 11 të arrestuarit, gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës, për keqpërdorime të subvencioneve në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

Keqpërdorimet në subvencione – Arrestohet asamblisti i LVV-së në Suharekë