Ilustrim

11 të arrestuar në Prishtinë për mosrespektim të orës policore

Arrestime e shoqërime masive për mos respektim të orës policore po regjistrohen çdo ditë në raportin policor.

Në 24 orët e fundit sipas policisë janë arrestuar 11 persona në Prishtinë pasi që të njëjtit janë hasur në rrugë gjatë orës policore dhe nuk kanë pasur leje të ve֛çanta për lëvizje.

Një rast i mos respektimit të orës policorë është shënuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

I dyshuari sipas policisë edhe ishte duke lëvizur në kohë kur ishte ndaluar lëvizja e qarkullimit pa ndonjë arsye të veçantë edhe nuk kishte të regjistruar veturën e tij.

Vetura i është konfiskuar ndërsa i njëjti pasi intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Edhe në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës janë shoqëruar në polici tre persona pasi që të njëjtit ishin takuar në rrugë rreth orës 21 pra gjatë orës policore.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim  të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Persona të tjerë të arrestuar e shoqëruar në polici janë takuar gjatë orës policore në Gllogoc, në rrugën “Ilaz Agushi”, në rrugën “Bajram Bahtiri”.