COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

11 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19 nga 638 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 224,528.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Rastet e reja/ 2 maj 2022