11 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

 

Shkon në 197 raste numri i të prekurve me koronavirusin COVID-19 në Shqipëri. Nga këta 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 33 janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin e infektivit.

“Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, u shpreh Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Deri tani janë 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativ.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 113 raste

– Durrës 11 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 21 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 4 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 3 rast

-Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127./oranews