Foto: KALLXO.com

11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 43 janë me oksigjenoterapi dhe 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit ditor të spitalit, gjatë vikendit janë 630 pacientë që kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Deri më tani në total në Kosovë janë infektuar 10,247 persona me COVID-19, 5,944 janë shëruar dhe 327 kanë vdekur.