11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

Rreth 119 mijë persona të dyshimtë me virusin SARS-COV-2 janë testuar në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë e deri 14 nëntor. Prej tyre, janë konfirmuar 29,117 raste pozitive.

Deri më tani, betejën e tyre me sëmundjen COVID-19 e kanë humbur 822 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 17,305 raste.

Në të gjithë vendin, numri i rasteve aktive është 10,990.

Institucionet vijojnë të këshillojnë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, janë këshillat që vijnë prej tyre.