11 mijë e 272 persona janë shëruar nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 122 pacientë, ndërkaq janë shënuar 70 raste të reja.

Gjatë kësaj kohe, janë shënuar tri vdekje.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 566 raste nga 57 mijë e 239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.