Lajm i Fundit, Coronavirus

108 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 108 raste të reja me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, të martën në Kosovë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës. Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.

Në total numri i rasteve active me COVID-19 është 637.