COVID19 - Ilustrim - KALLXO

104 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 104 persona nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Sipas IKSHP-së, gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.