CoVid-19 - Të shëruar

103 të shëruar sot nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 424 mostra të marra, 187 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sonte gjithashtu  janë shëruar edhe 103 persona të infektuar me virusin corona,duke shkuar në 2370 numri i të shëruarve.

Ndërkaq rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.

Sipas njoftimit të IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 6 persona të infektuar me virusin corona, duke shkuar ne 108 numri i të vdekurve.