103 institucione private aplikuan për licensë të testit për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që edhe institucionet private të kryejnë teste për coronavirus.

Nga departamenti për komunikim me publikun thonë se deri më tani kanë aplikuar 103 institucionet private për kryerjen e këtyre testimeve.

“Që nga fillimi i procedurës e deri më tash kanë aplikuar 103 institucione private për t’u licencuar për kryerjen e testeve për COVID-19″, thuhet në përgjigjet e Ministrisë dhënë për për KALLXO.com.

Tutje thuhet se pasi që të shqyrtohen të gjitha aplikacionet do të bëhet licensimi i tyre.

“Të gjitha aplikacionet janë duke u shqyrtuar dhe vetëm pasi të shqyrtohen të gjitha do të fillojë licencimi i tyre”, thuhet tutje në përgjigjet e MSH-së.

Deri më tani asnjë institucion shëndetësorë privat nuk ma marrë licensimin.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti muajin e kaluar e pati dhënë dritën e gjelbërt për licensim të laboratorëve privat për kryerjen e testimeve për coronavirus.

Qeveria e udhëhequr nga Hoti gjithashtu ka lejuar testimin e testeve serologjike edhe nëpër komuna, derië tani vetëm komuna e Prishtinës është duke i kryer këto teste.

Ndërsa, për kryerjen testeve serologjike komunat nuk kanë nevoj të aplikojnë vetëm duhet të i plotësojnë kriteret e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të furnizohen me teste serologjike.