1,000 teste serologjike donacion për stafin e QKUK-së

Zyra për Informim e Qendrës Klinike Universitare ka njoftuar se sot ka pranuar një donacion prej 1000 teste serologjike nga kompania Swissmed për testim të stafit të QKUK-së.

“Kompania Swissmed, përfaqësues zyrtar i ‘Roche Diagnostics”, ka dhuruar donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-klinikën e Biokimisë mjekësore, donacion në të cilin përfshihen 1000 teste serologjike Elecsys Anti-SARS-Cov-2, për testimin e stafit të QKUK-së,” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se përmes këtyre testeve mund të bëhet përcaktimi i antitrupave të virusit në plazmë të gjakut.

“Përmes këtij testimi serologjik bëhet përcaktimi i antitrupave të SARS-Cov-2 në serum dhe në plazmë tek personat e ekspozuar ndaj këtij virusi, rrjedhimisht do të hulumtohet statusi imunitar i personelit të QKUK-së,” thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit ky test ka sensivitet 100% dhe specificitet 99.81%