100 të dyshuar presin rezultatet e testimit me COVID-19 në komunën e Prishtinës

Në komunën e Prishtinës janë rreth 100 të dyshuar me COVID-19, që gjatë ditës së sotme u janë marrë mostrat për testim.

Lajmi për KALLXO.com e ka bërë të ditur, Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në kryqyet.

“Janë rreth 100 të dyshuar që u janë marrë mostrat nga QKMF-ja, kryesisht janë raste me simptoma dhe raste që na ka dërgu IKShPK-ja”, ka thënë përmes telefonit Gashi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në kryeqytet u konfirmuan 102 raste pozitive, ndërsa komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna me më shumë të infektuar në Kosovë.

Në anën tjetër, në Klinikën Infektive në QKUK, janë duke u trajtuar 108 pacientë me COVID-19.

Nga këta, 64 janë me okigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kurse në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste, të cilët janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 108 pacientë me COVID-19, 2 prej tyre në gjendje të rëndë