100 euro gjobë për bartje të rrezikshme të nxënësve

Policia ka gjobitur me 100 euro personin i cili po bënte bartje të rrezikshme të nxënësve.

Përmes një komunikate, Policia bëri të ditur se në bazë të planit operativ “Taxi pa leje pune” me vetura kombi bus të cilët bartin fëmijë të shkollave fillore, së bashku me inspektorët komunalë, kanë qëllim eliminimin e dukurisë ku barten më shumë persona se që parashihet me ligj.

Në rastin e lartpërmendur, bëhet fjalë për transport të shumë personave me një kombi bus.

Nga Policia potencohet se deri tani për qarkullim të taksive pa licencë dhe bartje të më shumë personave se që parasheh ligji, janë shqiptuar 13 gjoba dhe janë larguar nga trafiku dy automjete.