Ilustrim - Stuhi bore, Foto: RTK

10-vjeçarja i mbijetoi stuhisë së borës duke përqafuar qenin në koliben e tij

Një vajzë 10-vjeçare mbijetoi një natë në një stuhi të madhe dëbore në Rusi duke përqafuar një qen në koliben e tij.

Vajza, emri i së cilës nuk përmendet në raport, la shkollën e saj në qytetin Uglegorsk javën e kaluar, por nuk arriti të kthehej në shtëpi, raporton CNN.

Qyteti ndodhet në ishullin rus perëndimor të Sakhalin, i cili ishte goditur nga bora e madhe dhe erërat që arrinin shpejtësinë 38 deri në 50 milje në orë (deri në 80 km/h).

Autoritetet dhe banorët lokalë kërkuan gjatë natës për vajzën pasi u konstatua se ajo ishte e zhdukur.

Kërkimet u fokusuan në shtëpitë me kafshë shtëpiake, sepse vendasit raportuan se e kishin parë vajzën duke luajtur me një qen mbrëmjen para zhdukjes së saj. Prindërit e vajzës i thanë gjithashtu policisë se sa shumë i pëlqente asaj të luante me kafshët shtëpiake.

Një vullnetar e gjeti vajzën të nesërmen në mëngjes, të ulur me qenin në koliben e tij dhe duke e përqafuar për t’u ngrohur.

Vajza u dërgua në spital dhe u zbulua se ishte e shëndetshme, thuhet në raport.