10-vjeçari nga Kosova mbytet në pishinë në Durrës

 

Një 10-vjeçar nga Kosova është mbytur sot në pishinë në qytetin e Durrësit.

“Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E. T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë’’, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e ngjarjes./oranews