(Ilustrim) - Aksident - Foto: KALLXO.com

10 të lënduar në aksidentin mes 5 automjeteve në Abri të Epërme

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti, ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.