10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se në Kosovë janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19.

Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës ndërsa numri i përgjithshëm i dozave që nga fillimi i vaksinimit ka shkuar në 1 milion e 826 mijë e 987 doza.

Ky është njoftimi:

Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 403.