CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

10 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

10 persona kanë rezultuar pozotiv me COVID-19 nga 1 mijë e 977 testime gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të MSh-së, gjatë 24 orëve nuk ka vdekur asnjë pacient i infektuar me COVID-19.

 Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës. Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë” njofton Ministria.

Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679. 

Në total numri i rasteve aktive është 627.