10 raste me COVID-19 sot, reagon kryetari i Prishtinës

Sot në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19, prej tyre 10 në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ende janë duke i pritur informatat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP).

“Dyzet raste të reja sot, prej të cilave 10 (dhjetë) raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKShP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se distanca 2 metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës janë të domosdoshme.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë”, ka përfunduar Ahmeti.

Për 40 rastet e reja me COVID-19 mund të lexoni KËTU.