Ilustrim

10 persona përfshihen në një rrahje në Mamushë, njëri plagoset me armë zjarri

10 persona janë përfshirë në një rrahje në Mamushë, njëri prej të cilëve është plagosur me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të tjera të forta.

Gjashtë prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përveç të dyshuarit i cili është në tretman mjekësor. Rasti vazhdon duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Mamushë.