Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

10 hektarë tokë përfshihen nga zjarri në fshatrat e Kamenicës

Disa prona në fshatrat, Shipanicë e Poshtme, Kollolec, Djakoc dhe Muçivërc të Kamenicës dje gjatë ditës ishin përfshirë ka zjarri.

Policia e Kosovës ka  njoftuar se gjatë orëve të pasdites zjarri kishte qenë në rritje.

Në vendin e ngjarjes njësitet e zjarrfikësve fillimisht e kanë shuar zjarrin mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe duke përfshirë një sipërfaqë prej 10 hektarë tokë.

Policia ka njoftuar se zjarri është futur nën kontroll nga Njësiti i Zjarrfikëseve.

Nuk raportohet për të dyshuar.