Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

10 fëmijë me probleme në zemër operohen në QKUK, ekzaminohen 153 të tjerë               

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se janë operuar 10 fëmijë që kishin probleme shëndetësore në zemër dhe janë ekzaminuar 153 të tjerë.

Sipas njoftimit, operimi është bërë nga një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit “Goli”.

“Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

QKUK bën të ditur se ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello.