Ambasada Zvicerane - Foto: Rtv21

10 ditë vetizolim për kosovarët që kthehen në Zvicër

Nëse në Zvicër nga Kosova duhet të llogarisni se do t’i kaloni 10 ditë në karantinë. Kështu është vendosur nga Zyra Federale e Shëndetit në Zvicër.

Rregulli i ri, që obligon çdo qytetar të Zvicrës, që në rast se kthehet nga pushimet nga vendet, siç është Suedia, Serbia, Izraeli, Kosova ose Rusia, duhet të kalojë dhjetë ditët e para, pas kthimit në izolim.

Ky vendim vlen nga 6 korriku.

Karantinimi në këtë rast nënkupton qëndrimin mbyllur në shtëpi ose banesë dhe jo në ndonjë lokal të karantinës në kuptimin klasik./21Media