Ilustrim
10 ditë pasi që ra në pusetë, vdiq në QKUK
21.8.2024 - 10:28
Një burrë që kishte rënë në një pusetë të hapur ka vdekur pas 10 ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024” – thuhet në raport policor.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar në konsultim me prokurorin dhe rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.