1 pacient në gjendje të rënduar me COVID-19

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë të shtrirë 10 pacientë me COVID-19.

Sipas njofitmit të kësaj klinike, nga ta 7 pacientë janë në gjendje stabile.

Ndërkaq, 3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

Klinika ka njoftuar se në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për COVID-19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1064 pacientë me COVID-19, nga ta 829 të shëruar dhe 30 të vdekur.