1 muaj paraburgim për të arrestuarin për kultivimin e lëndëve narkotike në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Silver Qibinit nga Tepelena e Shqipërisë, pas kërkesës së Prokurorisë Themelorë në Pejë.

Qibini është në ndalim me vendim të prokurorit nga 10.08.2024.

Departamenti i Krimeve të Renda ka vendosur të zgjeroj hetimet ndaj tij për shkak të dyshimeve për “vrasje e rëndë, e mbetur në tentativë”.

Qibini ishte arrestuar për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”. Duke qenë se Qibini nuk është shtetas i Kosovës e as me vendbanim në Kosovë u konsiderua se lënia e tij në liri mund të rezultonte me arratisjen e tij dhe pengimin e rrjedhës normale të procedurës penale.

Në vendin e ngjarjes u arrestua Silver Qibini, aty u gjetën 960 bimë narkotike të llojit marihuanë.

Silver Qibini është arrestuar më 10.08.2024 kurse më 11.08.2024 nga Policia e Kosovës u shpallën në kërkim edhe pesë të tjerë të dyshuar për plantacionin me kanabis në Klinë.

Zbulohet plantacion me kanabis në Klinë

Policia shpall në kërkim të dyshuarit për plantacionin e kanabisit në Klinë