Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

1 mjek dhe 13 infermierë të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Spitali Rajonal i Gjakovës ka njoftuar se ka të infektuar me COVID-19 1 mjek dhe 13 infermierë nga stafi i tyre.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se momentalisht në këtë spital janë duke u trajtuar 49 pacientë, 27 të konfirmuar me COVID-19 dhe 9 të tjerë që presin rezultate

“11 pacientë presin të testohen, 2 pacientë të tjerë kanë rezultuar negativ, 25 janë me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë me CPAP mask”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Deri më tani në Kosovë në total janë të infektuar 9,474 persona me COVID-19, 5,190 janë shëruar dhe 269 kanë vdekur.