Ilustrim

1 milion udhëtarë për pesë muaj në aeroportin "Adem Jashari"

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është regjistruar udhëtari i 1-miliontë ende pa përfunduar edhe muaji i pestë i vitit 2022.

“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se sot, Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka shënuar udhëtarin e 1 miliontë vetëm në pesëmujorin e parë të këtij viti”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Më 6 maj, aeroporti kishte njoftuar për një rritje rekord prej 229,79% në numër udhëtarësh dhe 164,86% në numër fluturimesh.
“Falenderojmë të gjithë udhëtarët tanë e në veçanti diasporën tonë!”, thuhej në përfundim të njoftimit.