Foto: REL

1 mijë e 558 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

 

1 mijë e 558 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë që nga pranvera e vitit të kaluar.

Për 11 muaj në Kosovë u regjistruan 65 mijë e 350 raste pozitive me Covid-19 nga 277 mijë e 356 mostra të testuara.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohore u shëruan 56 mijë e 974 persona.

bërë gati një vit që kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, aktualisht në vend janë të regjistruar 6 mijë e 818 persona që aktiv me Covid-19.

Në raportin e fundit të publikuar nga IKSHPK-ja janë raportuar edhe 285 raste të reja pozitive nga 3 mijë e 196 mostra të testuara, pesë raste të vdekjes dhe 319 të shëruar./21Media