
COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
1 i vdekur e afër 3,000 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
23.1.2022 - 14:54
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Po ashtu bëhet e ditur se sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.