1 i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 8 mostra nga 2,112 të testuara gjithsej.

Sipas IKShPK, sot ka vdekur një person i infektuar me virusin COVID-19.

MSh, ka njoftuar po ashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa gjithsej nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot, sipas MSh, 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.

Në total numri i rasteve aktive është 174.