Foto: Denis Sllovinja / Galeria e Arteve
1.7 milionë euro të planifikuara, për renovimin e Galerisë Kombëtare
Mbi 1 milion euro janë ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ‘për restaurimin e objektit të Galerisë Kombëtare të Kosovës (GKK-së)’.
MKRS ka bërë të ditur, se: ‘restaurimi i objektit të GKK-së do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm’.
Në një përgjigje, për KALLXO.com, MKRS tha, se: ‘është hapur procedura e prokurimit, për zbatimin e projektit. Dhe, nëse procedura e prokurimit përfundon me sukses, renovimi i Galerisë do të nisë në fillim të vitit 2025′.
MKRS-ja thotë se planifikohet i gjithë objekti i GKKK-së, përfshirë dhe ndërtimin e një aneksi nëntokësor ku planifikohet të vendoset fondit i saj.
,,Për restaurimin e GKK-së janë planifikuar 1.7 milionë euro. Në kuadër të projektit, është paraparë restaurimi i tërësishëm i objektit – përfshirë edhe ndërtimin e një aneksi të ri nëntokësor, për depon e fondit të GKK-së.” – thuhet në përgjigjen e GKK-së, për KALLXO.com.
Restaurimi i objektit të Galerisë do të bëhet me faza. Sipas MKRS-së: ‘…arsyeja është (edhe, koordinimi do të jetë i atillë!) që veprat të mos lëvizin jashtë objektit të Galerisë, por të vendosen në aneksin – i cili do të ndërtohet enkas, për fondin e Galerisë’.