1.4 milionë euro për ndërtimin e rrugës që lidh tri fshatra të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1,4 milionë euro për ndërtimin e rrugës që lidh tri fshatrat e kësaj komune, Xërxë – Sapniq – Ratkoc.

Sipas njoftimit, kompanitë kontraktuese për këtë projekt janë “Mendi -P SH.P.K” dhe “EUROING SH.P.K”.

Vlera e parashikuar e kontratës është 1,414,946.82 euro, ndërkaq kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj.

Sipas komunës, njoftimit për dhënie të kontratës është publikuar më 06 gusht 2019, përderisa kontrata është nënshkruar më 8 gusht 2019.