​Situatë e rëndë me vërshimet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë.

Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të  disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike.

Mirëpo, sipas Zyrës së Kryeministrit, situata është duke u menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokal, që janë në vend të ngjarjes dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.