Mjete piroteknike - Foto: Rtv21

​Shtatë persona të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një nga plumbi qorr

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku ka bërë të ditur se në natën e ndërrimit të moteve, janë të lënduar shtatë persona nga mjetet piroteknike, një person tjetër nga plumbi qorr.

Tre prej tyre sipas Çitakut, janë duke u trajtuar në Klinikë, të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, ka theksuar Çitaku./21media