Foto: Rtv21

​Shkon në 2005 numri i viktimave nga koronavirusi

Është rritur në 2005 numri i viktimave nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, tashmë zyrtarisht i njohur si Covid-19.

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, thuhet se numri i të prekurve nga virusi është rritur 74185, prej të cilëve 11977 ndodhen në gjendje të rëndë.

Numri i viktimave në Kinë dhe Hong Kong arriti në 2005, ndërkohë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi është ulur në 5248 dhe numri i personave që ndodhen nën trajtim në 135881.

Ndërsa, numri i personave të shëruar nga Covid-19 ka arritur në 14376. Jashtë territorit të Kinës, numri i të prekurve nga virusi është rritur në 62 në Hong Kong dhe 10 në Macao./21Media