​Rama: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Evropian.

Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Evropian. Më në fund”, ka shkruar ai./RTK