​Palmer dhe Lajçak takohen me Kurtin

Pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti.

Palmer, i cili është edhe emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë ditës priti në takime të ndara edhe dy liderët e partive opozitare, kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhajn dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Sipas një komunikate për media nga Partia Demokratike e Kosovës, Hoxhaj në takim ka sqaruar pozicionin e PDK-së karshi dialogut, me theks të veçantë me pritjet e kësaj partie që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjellë.

Ndërsa në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet se kryetari Abdixhiku ka thënë në takim se SHBA-ja është partnerja më e fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Dialogu Kosovë – Serbi pritet të zhvillohet nga mesi i mujit qershor.

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhenieve kishte filluar në vitin 2011. /21Media

FOTO – Palmer dhe Lajçak në Presidencën e Kosovës

.