​OKB: Asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore

25 vjet pas platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet.

Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas.

Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit.

UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.

“Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se megjithë progresin e arritur asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore”,  thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women.

“75 për qind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajn ë 73 për qind të posteve manaxheriale, 70 për qind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women.

“Ne jemi reduktuar në 20-25 për qind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.

Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta.

Ajo tregon shembujt: Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 për qind.

“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit”, thotë Silke Staab.

Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët.

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas./21Media