​Nga 15 raste të reja në Vushtrri, 9 anëtarë të një familjeje

Komuna e Vushtrrisë vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19.

Vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 15 raste të reja.

Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se prej tyre, 9 anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti.

“Është tepër vështirë të luftohet një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga një i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste. Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media