Foto: REL/MIA

​Ministrja austriake e Mbrojtjes infektohet me COVID-19

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner sot doli pozitive pas testit për coronavirus.

Ajo ka qenë në vetizolim për dhjetë ditë, si personi kontaktues i një personi që vuante nga sëmundja infektive.

Tanner është anëtarja e dytë e qeverisë austriake, pas ministrit të Jashtëm, Alexander Schalenberg, i cili doli pozitiv në testin për coronavirus.

Ministri i Punëve të Jashtme nuk kishte asnjë simptomë, ashtu si ministrja e Mbrojtjes, e cila tani do të kryejë të gjitha punët e shtetit nga shtëpia e saj./21Media