Klinika Infektive - QKUK

​Foshnja 5 muajsh e infektuar nga coronavirusi vendoset në Klinikën Infektive

Në mesin e 12 rasteve të prekura nga coronavirusi në fshatin Topanicë të Komunës së Kamenicës është edhe një foshnje 5 muajsh.

Ajo sot është vendosur Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ( QKUK) për trajtim dhe gjendja e saj  është stabile.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Valbon Krasniqi, infektolog.

“Mund të konfirmoj që foshnja 5 muajsh është sjellë në Klinikën Infektive para dy ore, është me nënën e vet, gjendja shëndetësore e përgjithshme është e mirë stabile, është duke u mbajtur në klinikë’, tha ai.

Më 30 mars, është konfirmuar rasti i parë me coronavirus nga Komuna e Kamenicës, personi i infektuar ka ardhur nga Gjermania dhe është nga fshati Topanicë.

Ndërsa po atë ditë fshati Topanicë është futur në karantinë.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 125 persona, një viktimë e 10 të shëruar.

Topanica e Kamenicës futet në karantinë (Dokument)