​Edhe sot s’ka qarkullim të autobusëve

Greva e filluar dje nga Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, do vazhdoj edhe sot. Ata vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve, pasi po konsiderojnë se nuk u është dhënë ndihma meritore nga qeveria e Kosovës, si pasojë e punës së limituar që bënë për shkak të pandemisë COVID-19. Shoqata, pos grevës, ka paralajmëruar se në ditën e nesërme (e premte) do të organizojnë protestë në Prishtinë, dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.