​Ambasada e Kosovës në Paris njofton për vendimin rreth mbylljes së kufijve

Më 29 janar Qeveria franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE), përveç rasteve të domosdoshme.

Veç kësaj, qeveria ka urdhëruar edhe mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20, 000m2. Po ashtu kanë paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se me datë 29 janar 2021 Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë BE-së, përveç rasteve të domosdoshme. Përveç kësaj, qeveria ka urdhëruar mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20,000 m2, si dhe ka paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore. Me respekt!”, thuhet në njoftimin e Ambasada e Kosovës në Paris./RTV21