Ligji për shërbime mediale pritet të largojë duart e politikanëve nga mediat – Foto: REL/Shutterstock

​COVID-19 ka prekur edhe mediat, kërkohet mbështetje nga Qeveria

Rreth 98 për qind e mediave në Kosovë kanë deklaruar se pandemia COVID-19, ka ndikuar në funksionimin e tyre si biznes, kurse rreth 3 %prej tyre thonë se koronavirusi nuk ka ndikuar deri tani në funksionimin e tyre.

Por, 63% e kompanive mediale thonë se rrezikojnë të mbyllen nëse vazhdon tutje pandemia.

Këto shifra u bënë të ditura nga hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”, i bërë nga Instituti i Medies në Kosovë në bashkëpunim me kompaninë “[email protected]”.

Kryetari i bordit të Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu thotë se COVID19 ka shkaktuar dëme të mëdha tek mediat në Kosovë e në veçanti tek ato lokale. Ai ka kërkuar që mediat të lirohen nga taksa për licencë të operimit dhe po ashtu që qeveria të përfshijë në një pako të veçantë kompanitë mediale.

Safet Fazliu nga kompania “[email protected]”, tha se në këtë hulumtim respodent kanë qenë 92 kompani mediale duke përfshirë TV, radio, gazeta e portale.

Hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediat e Kosovës”, tregon se 97.7 % e mediave në Kosovë janë ndikuar nga kjo pandemi, kurse 2.3 % kanë thënë se nuk janë ndikuar së paku deri tani.

Derisa hulumtimi thekson se ka rënie edhe të marketingut si burim financiar i mediave 63 % e mediave kanë deklaruar se rrezikojnë të mbyllen në rast se zgjat pandemia COVID19.

Në pyetje se sa ka ndikuar pandemia COVID19 në zvogëlimin e stafit, 38 përqind e mediumeve kanë deklaruar se për shkak të pandemisë kanë reduktuar stafin e tyre, kurse 61 % kanë deklaruar se janë duke operuar me numër të njëjtë të punëtorëve.

76 % e kompanive mediale kanë deklaruar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të pamjaftueshme për funksionimin e medies në Kosovë.

Në anën tjetër Safet Fazliu nga “[email protected]”, thotë se buxheti i Kosovë për këtë vit duhet të rishikohet, pasi si tillë që është ai nuk mund të realizohet pasi ka rënie të të hyrave dhe konsumit për shkak të pandemisë COVID19.

Kujtojmë që Instituti i Mediave në Kosovë në muajin prill pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i përkrahë gazetarët dhe mediat përmes pagesës shtesë prej 300 eurosh, ashtu siç janë paguar edhe mantelbardhët dhe policët./RTV21