Lajçi: Kampanja “Ta pastrojmë Kosovën”, e pa suksesshme

Ambientalisti, Fatos Lajçi e ka quajtur të kotë kampanjën e organiztës Let’s Do It Kosova për pastrimin e Kosovës.

Ai në ‘DebatPërnime’ tha se për të kjo është një aferë korruptive, pasi që sipas tij nuk është vërejtur asnjë ndryshim.

“Për ne është një aferë korruptive dhe mendoj që afera të tilla me kampanja, po them kështu sepse janë dhënë 800 mijë euro janë falë dhe Kosovën ne e kemi bërllog për deponi të cilat janë pastru e sot janë të mbushura me mbeturina. Një buxhet i tillë mund të punësohet komplet një armatë e policisë mjedisore të cilët japin gjoba qytetarëve dhe i japin pikat e grumbullimit dhe është një buxhet i mjaftueshëm mi punësu 500 njerëz sesa me ja jep një OJQ-je për me pastru Kosovën”, tha Lajçi.